Rriten shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë po trajtohen. Tre në terapi intensive

318
Sigal

Edhe dita e sotme ka shënuar rritje shqetësuese të rasteve të të prekurve me koronavirus në vend, me 21 raste, të gjithë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije, se vazhdon të ketë shtrime të reja të pacientëve të prekur, të cilët kanë nevojë për mjekim në Infektiv.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët tre janë në terapi intensive”– tha Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e sotme për mediat, ku njoftoi të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vend.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)

Testime totale 15094

Testime molekulare 13768

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1050

Raste të shëruara 812

Raste Aktive 205

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).