Rrëzohet pema tek Kryeministria, shpëtojnë fatmirësish dy gardistët

308
Sigal

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, ka shkaktuar dhe problemet e para. Sot paradite një pemë është rrëzuar tek Kryeministria dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Siç shihet dhe nga foto, pema e rrëzuar është në pjesën anësore të Kryeministrisë, aty ku gjithmonë ka roje.

Në momentin e ngjarjes rojet kanë qenë më të zhvendosur për shkak dhe të motit të keq ata kishin lëvizur nga vendi ku rrinë gjithmonë.