Rrëzohen shtyllat elektrike në Kukës, shkak bëhen bora dhe ngrica, probleme në furnzimin me energji

297
Sigal

Problematika të ndryshme kanë shkaktuar në Kukës reshjet e shiut dhe dëborës, sidomos te pjesa e furnizimit me energji elektrike.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar për shkak të rëndimit të telave nga bora dhe ngrica, situata më e veshtirë paraqitet në zonat Kalis, Ujmisht, Kolesjan dhe në Grykën e Vanave.

Terreni i vështirë dhe kushtet e vështira atmosferika kanë ngadalësuar punën e riparimit, por grupet në terren po mundohen të rikthejnë normalitetin, duke i dhënë përparësi hidrovorëve, spitaleve dhe institucioneve publike.