Rreziku që vjen nga azilantët, ndalohen 25 egjiptianë, qëndronin në një vilë në mes të qytetit

310
Sigal

Një linjë e trafikut të shtetasve nga Egjipti me gomone drejt Italisë u zbulua në Vlorë ku policia ndaloi 25 shtetas të huaj dhe personin që i strehonte në një vilë 3-katëshe në qendër të qytetit. Përveç rikthimit të fenomenit të trafikut ilegal një tjetër shqetësim është se shtetasit e huaj që po përdorin Shqipërinë tranzit për të kaluar drejt BE-së po përfshihen në vepra të ndryshme penale gjatë qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë. Në regjistrat e policisë azilkërkues të ndryshëm figurojnë si shpërndarës të lëndëve narkotike, të përfshirë në vjedhje apo të trafikut të klandestinëve. 

Një grup klandestinësh prej 25 personash nga Egjipti u ndaluan nga policia në qendër të qytetit të Vlorës. Bashkë me shtetasit e huaj në polici u dërgua edhe pronari i një vile 3-katëshe e cila shërbente si bazë për strehimin e klandestinëve me qira të ulët derisa të përgatitej udhëtimi i tyre ilegal me mjete lundruese drejt Italisë.

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një vatër të strehimit të shtetasve të huaj të cilët kalojnë tranzit drejt vendeve të BE-së. Qëndrimin e përkohshëm në vendin tonë shumë nga këta individë po e shfrytëzojnë për të kryer vepra penale së fundmi mbajnë autorësinë e këtyre shtetasve

Një shqetësim i tyre së fundmi është fakti që disa prej azilantëve merren edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Kemi dëgjuar edhe me drogë, i ka kapur policia.”

“I shesh përditë duke pirë hashash.”

Ky fakt pohohet dhe nga vetë policia. Një rast flagrant është  ai i një 29-vjeçari me kombësi siriane, të cilit iu gjetën lëndë narkotike kanabis.

Tjetër shqetësim sipas banorëve është fakti që shtetasit e huaj kanë tendenca të kryejnë vjedhje në zonë.

“Shqetësohemi shumë. Nuk lënë gjë pa bërë, me thika në dorë. Kemi frikë në shtëpi. Policia nuk ka çfarë të bëjë.”

“Unë kam frikë, nuk dal kur errësohet.”

Disa prej banorëve kanë menduar si zgjidhje, sigurimin e mureve me rrjeta teli, apo vendosjen e një lloj fortese me copa xhami për të ndaluar hajdutët.

Tjetër veprimtari kriminale në të cilën po përfshihen shtetasit e huaj azilantë, është trafiku i klandestinëve. Për këto vepra penale të cilat janë përfshirë azilantët, policia bën me dije se janë regjistruar 6 episode brenda një muaji që kanë çuar në pranga 4 prej tyre dhe proceduar penalisht 2 të tjerë.