Rreziku nga koronavirusi, anulohen festimet për ‘Ditën e Verës’ në Elbasan

389
Sigal

Bashkia e Elbasanit vendosi të anulojë aktivitetet e parashikuar për “Ditën e Verës”, për shkak të koronavirusit. Pas konfirmimit të dy rasteve pozitiv me virusin Covid-19 në vendin tonë, qeveria vendosi të pezullojë aktivitetet publike.

Këtij vendimi i është bindur bashkia e Elbasanit, duke anuluar aktivitetet e parashikuara të zhvilloheshin gjatë datës 13 dhe 14 mars.

“Janë anuluar të gjitha festimet që ishin programuar për ditën e verës. Për shkak të zhvillimeve të fundit bashkia e Elbasanit ka vendosur të anulojë të gjithë aktivitetet e programuar për të shmangur përhapjen e koronavirusit,”