Rrezikoi të mbytej në det, përfundon në spital 60-vjeçarja në Vlorë

138
Sigal

Një 60- vjeçare ka rrezikuar të mbytej në plazhin “Uji i Ftohtë”.

Shtetasja me inicialet D. M. është dërguar në spital ku aktualisht gjendet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.