Rrezik arratisje: Zjarr në burgun 313 në Tiranë

511
Sigal

Një zjarr ka rënë në burgun 313
në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme.

Bëhet fjalë për një të burgosur që i ka vënë flakën qelisë së
tij, pasi pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë. Drejtoria e burgjeve
thotë se situata është nën kontroll.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta
policie, për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme. Në këtë burg
qëndrojnë disa prej personazheve më të njohur të krimit në Shqipëri.