Rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat, gjen vdekjen 61-vjeçari në Elbasan

219
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Njoftohet se një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat te koshi i plehrave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.