Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i vranët.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.
Në lindje te vendit reshje shiu me intensitet mesatar. Në pjesën e dytë te ditës reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin ndërsa në jugperëndim hera herës dhe lokalisht deri të lartë.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug, 5-12m/sek, hera herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje deri ne 20-25m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2.5 -3.5 metër.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 17/19 shi rrebesh rrufe
Kukës 13/18 re shi
Lezhë 18/19 shi rrebesh rrufe
Dibër 12/16 re shi
Durrës 13/20 re shi rrebesh
Tiranë 14/17 re shi rrufe
Elbasan 12/17 re shi rrufe
Berat 9/23 re shi rrufe
Vlorë 18/21 re shi rrufe
Korçë 8/15 re shi
Gjirokastër 12/17 re shi rrufe
Sarandë 13/20 re shi rrufe.