Rrebeshe shiu dhe stuhi, moti për çdo qytet

479
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri edhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Kjo situatë më tepër do të jetë e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e Ultësirës Perëndimore ndërsa relievet malore do të preken më pak.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 9ºC deri në 17ºC ndërsa ato maksimale 17ºC deri në 29ºC.