Rrahja e ish-truprojës së Berishës dhe të birit në protestë/ Arrestohet autori (VIDEO)

613
Sigal

Policia e Tiranës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar personin që dhunoi ish-truprojën e Berishës, Ymer Çelën bashkë me të birin Erion Çela, në protestën e së dielës.

“Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit: Zamir Sijani, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale’“Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’)”, njoftoi Policia.

“Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në rrugën ‘George W Bush’, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.  Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, shtuan të njëjtat burime.