“Ropt ku ti keni, gjithë të mirat!” Qytetarja nga Fieri hakërrehet ndaj ftesës së kandidatit të PS: T’ju votoj që të pasurohen k*rvat e Fierit!

315
Sigal

Dërgimi i mesazheve elektorale në celularët e qytetarëve nga kandidatët për deputet është një fenomen i cili intensifikohet ndjeshëm ditët e fundit të fushatës. Kujtimi i të zgjedhurve për zgjedhësit, vetëm një herë në 4 vjet, sa herë janë në prag zgjedhjet, shoqërohet me një frustrim dhe reagim të ashpër të qytetarëve ndaj politikanëve.

I tillë është dhe rasti i një qytetareje nga Fieri, e cila ftesës së Gramoz Ruçit për të votuar PS-në i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër.

“Kam 2 diploma dhe mbaruar absolute me 10 dhe më hoqi nga puna për të fut një idiot që skishte punaur kurrë më parë, ropt ku ti keni, (duhet të dal nga etika) se me ka rënë pesh tëe mbaj e vetme familjen dhe tëpasurohen kurvat e fierit. Gjoth të mirat”, i përgjigjet mesazhit të qytetarja nga Fieri.

Disa nga sms-të e qytetarëve si reagim ndaj Gramoz Ruçit

Gramoz Ruçi: I dashur bashktëmoshatar. Mirënjohje për mbështetjen e sakrificat. Të ftoj të votosh PS në 25 prill për të ardhmen e fëmijeve, nipërve ,m mbesave. I yti Gramoz Ruçi

Qytetarja Fier: Ta votoj PS se kam 2 diploma dhe mbaruar absolute me 10 dhe më hoqi nga puna për të fut një idiot që skishte punaur kurrë më parë, ropt ku ti keni, (duhet të dal nga etika) se me ka rënë pesh tëe mbaj e vetme familjen dhe tëpasurohen kurvat e fierit. Gjithe të mirat.

Gramoz Ruçi: I dashur naftëtar. E di, ke kaluar vështirsë. Por si për Shqipërisë për ty do vijojë ndryshimi. Të ftoj voto PS në 25 prill, për të ardhemn. Respekt Gramoz Ruçi.

Qytetari Fier: I dashur ish deputet flm shumë që kujtohesh për mua ditën e fundit në 8 viteve të qeverisjes tënde… suksese në jetë.