Rishkrimi i historisë dhe enciklopedia shqiptare, qeveria i jep 100 mln lekë Akademisë së Shkencave

227
Sigal

Qeveria shqiptare ka vendosur që t’i shtojë Akademisë së Shkencave një fond prej 100 milionë lekësh.

Fondi ekstra do të ndahet në dy pjesë; 96 000 000 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë) lekë në zërin “shpenzime korrente”; b) 4 000 000 (katër milionë) lekë në zërin “shpenzime kapitale”. Po ashtu qeveria do të financojë edhe botimin e 3 veprave albanologjike dhe enciklopedike, përkatësisht: Enciklopedia shqiptare;  Fjalori i madh i shqipes dhe Historinë e shqiptarëve.

VENDIMI

V E N D I M PËR  NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.18, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2021 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008,“Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 1, e vendimit nr.18, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2021, i shtohet fondi total prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

a) 96 000 000 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë) lekë në zërin “shpenzime korrente”;
b) 4 000 000 (katër milionë) lekë në zërin “shpenzime kapitale”,

për financimin e hartimit e të botimit të 3 (tri) veprave madhore albanologjike dhe enciklopedike, përkatësisht:

i. Enciklopedia shqiptare;
ii. Fjalori i madh i shqipes;
iii. Historia e shqiptarëve.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE