“Ringjallet” linja hekurudhore Shkodër-Laç, do të punojë për pelegrinazhin në kishën e Shën Ndojt

183
Sigal

Transporti hekurudhor është kthyer në një kujtim prej vitesh në vendin tonë. Të gjitha linjat janë dëmtuar tej mase dhe kanë dalë thuajse jashtë përdorimit për shkak të mungesës së kujdesit për ta gjatë 30 viteve të fundit. Prej kohësh nuk funksionon asnjë linjë hekurudhore, teksa mësohet se gjatë ditëve të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, trenat do të “ringjallen” për t’u kthyer në aksion përkohësisht. Trenat nisin funksionimin nga dita e sotme në linjën Shkodër-Laç, me biletën, që kushton 150 lekë të rinj. Treni do të transportojë kryesisht qytetarë që do t’i drejtohen Kishës së Shën Ndojt në Laç dhe do të jetë në dispozicion për 13 javë, aq sa zgjat pelegrinazhi i së martave.