Rinas/ Pasagjerëve u vidhen sende personale brenda në aeroport

999
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij në Facebook, denoncimin e një shtetasi shqiptar, student në Belgjikë, i cili denoncon vjedhjen e sendeve personale që i është bërë në Aeroportin e Rinasit ditën e djeshme në momentin që po udhëtonte nga Tirana për në Bruksel.

Sipas studentit atij i kanë vjedhur një varëse në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.

Statusi i Berishës

‘Nuk përmbahen, plaçkitje në aeroportin e grabitjes së shekullit!

Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. sb

Prsh!

E keqja nuk na vjen vetëm nga hajdutat jasht aeroportit që sulmojnë shuma eurosh të mëdha, por edhe nga Hajdutat e pafytyrë, bandidat pa moral, punonjësit hijena të sektorit të valixheve të udhëtarëve nga Rinasi!!

Unë që po ju shkruaj jam një student shqiptar, banues në Bruksel, Belgjikë.

Dje udhëtova nga Tirana për në Bruksel nga aeroporti i Rinasit.

Kur mbërrita këtej pash që më mungonte nga valixhja një varëse floriri me vlerë afro 40,000 L (të reja), që sapo e kisha blerë tek subjekti ‘Altinbas’ në TEG! Varëse të cilës ja kisha vën syrin para 10 muajsh kur isha për herë të fundit në Shqipëri, dhe për të cilën kam ruajtur me kujdes euro çdo muaj në mënyrë që ta përballoja, nga qejfi, si djalë i ri që jam.

Në momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjëherë autorizova babin të kallëzonte pranë komisariatit të policisë së Rinasit…kallëzimi asht bo, por vështir të merren masa na than, përderisa nuk ka kamera tek disa ambjente të caktuara ku kalojnë bagazhet e pasagjerëve, mbasi janë dorëzuar, para se me u fut në barkun e avionit….Kam fol dhe me shqiptarë të tjerë dhe kanë të njëjtin shqetësim, shumë sende me vlerë ju vidhen nga punonjësit e bagazheve të Rinasit!! Njoh një student tjetër të cilit i kanë vjedhur orë dore dhe një Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin në valixhe.

Ky është rast ku policia nuk ka çfarë bën, është problem i sigurisë së Aeroportit…

Shije shumë të keqe me ngeli nga Shqipëria kësaj radhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund të zgjidhet për sa kohë siguria në aeroport është 0 …

Unë nuk jam i pari as i fundit por Ju bëj thirrje pasagjerëve të tjerë mbas meje të marrin masa dhe ti kycin mirë valixhet, në mënyrë që të ruhen nga jo tjetër, përveçse hijenave e skifterave, punonjsve të Aeroportit!!

Ju falenderoj! Me respekt, A. H.