“Rilindja” e Arsimit hedh në rrugë mësues të kualifikuar

588
Jam Dilaver Ozuni, qyteti Përrenjas, Librazhd. Kam mbaruar arsimin e lartë biologji-kimi. Kam 35 vite pune në arsim. 18 vjet kam qenë drejtues shkolle. Jam me shkallë të parë kualifikimi. Gëzoj titullin mësues mjeshtër. I pushuar nga puna në vitin 2011, për motive politike. I rikthyer në punë në janar të viti 2014, në shkollën e mesme “Sali Halili”, Rrajcë. Me 14 shtator 2015, fillova punë si mësues biologji-kimie po në këtë shkollë, me urdhër të drejtorit të shkollës. Më dt.16.09.2015, si rezultat i ngjarjes në shkollën e Hotolishtit, rikthehem përsëri mësues në këtë shkolle, si mësues për lëndë të ndryshme, jashtë profilit. Me datë 14.10.2015, drejtori i kësaj shkolle më komunikon largimin nga puna, pa më dhënë vendim largimi. Arsyeja? jeni jashtë profilit, nuk mund t’iu ngarkoj me orë biologjie, se cenoj të tjerët dhe me duhet të kërkoj shtese kuadri. Prandaj, paraqitu në Zyrën Arsimore Librazhd. U paraqita 3 ditë rresht në Zyrën Arsimore Librazhd, ku mora takim me përgjegjësen e Zyrës Arsimore, zonjën Bardha Qatja, e cila më dha këtë përgjigje. Keqardhje Dilaver, por s’kemi ç’të bëjmë. Kështu janë udhëzimet. Është drejtori i shkollës ai që bën sistemimin tuaj në punë. Jam pjesë e portalit mësues për Shqipërinë. Kam fituar vendin e tretë në konkurrim për biologji, nga konkurruesit e Librazhdit. Nga ky portal, janë punësuar mësues në lëndën e tyre, kurse unë akoma jo. Fatkeqësi për arsimin në Librazhd, që sa herë ndërrohen pushtetet, largohemi nga puna. Drejtorët e shkollave, janë kthyer në agallarë, sistemojnë në punë persona me lidhje farefisnore e shoqërore, pra tregohen lokalistë. Ata i konsiderojnë institucionet shtetërore, si pronë të tyre. Ka mësues dhe drejtues shkolle, ndoshta edhe pa diplomë mësuesie dhe përvojë pune zero ditë në arsim. Fatkeqësi për të gjithë ata mësues, që kanë këtë CV, si unë dhe flaken në rrugë. Familja ime vuan për bukën e gojës, se ka 9 persona, 2 prej të cilëve janë në Master dhe detyrohen ta lenë vazhdimin e shkollës. Kërkoj, që problemi im të bëhet mediatik dhe një ditë të bukur, drejtësia të shkojë në vend.
Sigal