Rikthehet në Kuvend “Oktapodi” i Korrupsionit në Shqipëri, Ilir Beqaj; për 20 ditë i pushon çështja në SPAK me tejkalim afati

110
Sigal

Drejtësia në gjunjë para mafies politike-ekonomike, që po riciklon ish-ministrin “monstër” korrupsioni e vjedhjesh, të cilit më 23 shkurt 2016 i ndërperu intevistën “VOA”; më 25 prill 2021 Shkodra i hoqi mandatin, ndërsa më 24 nëntor 2021, Ambasadorja Yuri Kim, u largua nga konferenca kur mësoi se Ilir Beqaj ishte emëruar Drejtor i Donacioneve në Kryeministri

Flitet se kandidimi i deputetit Benet Beci është një mundësi konkrete e potenciale për menaxhimin e problematikave të Shkodrës e shkodranëve, por është rrugë e hapur, për rikthimin në parlament të ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, kryeministri Edi Rama, po nxiton për të futur sa më shpejt krye hajdutin Ilir Beqaj në parlament, duke urdhëruar Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, t’i çojë KQZ-së vakancat dhe emrat e deputetëve zëvendësues.

Nuk e dimë, nëse Ilir Beqaj do ta deklarojë hetimin që po i bën SPAK, por me kandidimin e Benet Becit për krye bashkiak, Edi Rama realizon dy qëllime: është afër fitores në Bashkinë Shkodër, dhe rikthen në parlament krye- hajdutin e tij “ekselent” Ilir Beqaj. Ky ka në SPAK kallëzimet dhe hetimin për 3 PPP-të mjekësore Check-up, Laboratorët dhe Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale me vlerë 350 milionë Euro, por prokurorët Elida Kaçkini, Edvin Kondili e Ened Nakuçi kanë pezulluar hetimet. Më 16 mars 2023, u paralajmërua pushimi i çështjeve  të Ilir Beqaj, ndërsa ditën mërkurë, na erdhi informacioni se afati i hetimor për dosjet e tij penale, përfundon me 18 prill 2023.
Tre prokurorët e SPAK kanë lënë në heshtje hetimet, kanë kyçur dosjet dhe janë duke pritur formalisht datën 18 prill, për të firmosur pushimin e 3 çështjeve penale të Check-up, Laboratorët dhe Sterilizimin e Pajisjeve Kirurgjikale, me autor ish-ministrin Ilir Beqaj.Edhe më 18 korrik 2023, SPAK e pyeti Ilir Beqaj pa avokat, pa prezencën e sekretares së dhomës së hetimit dhe pa regjistrim audio të pyetje- përgjigjeve, falsitet që krijon dyshime, se u bë për të krijuar përshtypjen sikur po hetohet.

Por prej 9 muajsh, SPAK nuk e ka thirrur më dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim publik për ecurinë e hetimeve, nuk ka bërë kontroll e sekuestro në 2 vilat, 7 apartamentet dhe në 3 fermat agro- blegtorale të Ilir Beqaj në Sarandë e Vlorë, siç veproi për ish- ministrin Arben Ahmetaj. I kujtojmë kryetarit të SPAK, Altin Dumani, se për 20 ditë skadon afati i hetimit për ish-ministrin Ilir Beqaj e pushohen çështjet. Nëse nuk e ka “ngjyer gishtin” te miliardat e Ilir Beqaj, që thuhet se ka dhënë 1 milion Euro, Dumani duhet të çojë dosjen në gjykatë, ose të kërkojë zgjatjen e afatit të hetimit. Sepse ky rast, tregon që drejtësia është ulur në gjunjë para mafies politiko- ekonomike, që po riciklon ish- ministrin “monstër” korrupsioni e vjedhjesh, të cilit më 23 shkurt 2016 i ndërpreu intervistën “VOA”; më 25 prill 2021 Shkodra i hoqi mandatin, ndërsa më 24 nëntor 2021, Ambasadorja Yuri Kim, u largua nga konferenca kur mësoi se Ilir Beqaj ishte emëruar Drejtor i Donacioneve në Kryeministri./Pamfleti