Rikthehen zjarret në vend, digjen 30 hektarë pyje në Borizanë të Fushë-Krujës

48
Sigal

Temperaturat e larta kanë rikthyer zjarret në vendin tonë.

Kështu, një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në afërsi të një guroreje mbi fshatin Borizane të Fushë-Krujës.

Deri më tani janë djegur mbi 15 hektarë pyje dhe zjarri vijon të avancojë, favorizuar nga era, por dhe për shkak të mungesës së rrugës, e cila e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Mësohet se nuk ka rrezik për banesat.