Rikthehen temperaturat e larta! Termometri do të shkojë deri në 35 gradë

228
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Në zonën e juglindjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të të dobëta në formë pikash në orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12 m/s, e hera-herës në bregdet dhe zonat luginore e vrullshme deri në 18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 19/33 Diell

Kukës 17/29 Diell re

Lezhë 18/32 Diell

Dibër 16/29 Diell re

Durrës 20/33 Diell

Tiranë 21/34 Diell

Elbasan 18/35 Diell

Berat 16/34 Diell

Vlorë 20/33 Diell

Korçë 14/28 Diell re

Gjirokastër 17/34 Diell

Sarandë 19/32 Diell.