Rikthehen rradhët e gjata në Kapshticë

283
Sigal

Rikthehen rradhët e gjata në doganën e Kapshticës.

Që prej ores 12:00 pala greke ka pezulluar punën pasi sipas tyre, është plotësuar kuota ditore.

Automjete dhe autobusë të shumtë kanë krijuar një varg të gjatë pranë doganës.

Kujtojmë se, edhe më herët Policia kufitare në Kapshticë kishte njoftuar të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetasish është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apeloi te qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Prej 17 gushtit për të kaluar kufirin drejt Greqisë është bërë i detyrueshëm testi anti- Covid i 72 orëve të fundit ndërsa është kufizuar numri i udhëtarëve.

Para hyrjes në fuqi të këtyre rregullave, mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar për disa ditë në kufi në një dramë njerëzore në përmasat e një krize humanitare