Rikthehen reshjet e shiut, si do të ndryshojnë temperaturat sot

150
Sigal

Java nis me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimor.

Po ashtu dhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.