Rikthehen reshjet e shiut, Shqipëria përfshihet nga një mot me vranësira

114
Sigal

Shqipëria sot do të përfshihet nga një mot me vranësira të shpeshta. Vranësirat pritet të jenë prezentë përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Gjithashtu do të ketë reshje të pakta shiu.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.