Rikthehen reshjet e shiut, moti për çdo qytet

322
Sigal

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar, kryesisht në perëndim e veriperëndim. Reshjet gjatë ditës lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara me rrebeshe e breshër.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    12/19 re shi diell rrufe

Kukës    11/18 re shi diell

Lezhë    13/20 re shi diell rrufe

Dibër    9/17 re shi diell

Durrës    13/22 re shi diell rrufe

Tiranë    12/23 re shi diell

Elbasan    12/23 re shi diell

Berat    10/24 re shi diell

Vlorë    14/24 re shi diell

Korçë    9/17 re shi diell

Gjirokastër     10/20 re shi diell

Sarandë    12/22 re shi diell.