Rikthehen reshjet e shiut dhe borës? Sinoptikanët: Ja problematikat

536
Sigal

Pas orëve të para të ditës me mot kryesisht të kthjellët, tashmë gradualisht mbi vendin tonë po shtohen vranësirat mesatare dhe të dendura për të vijuar kështu deri në fund të ditës.

Duke nisur nga orët e pasdites priten reshje shiu me intesitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë (këto të fundit përgjatë orëve 23:00-03:00).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mëngjesit të së Mërkurës  do të nisin reshjet e dëborës .

Problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s.

Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobta dhe mesatare. Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në 6ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulta e bregdetare.