Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, nisin problemet në zonat malore

269
Sigal

Janë rikthyer këtë të hënë reshjet e borës në Qarkun Dibër. Zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël.

Sa i përket qarkullimit të automjeteve, rrugët nacionale janë të kalueshme pasi sasia e borës së rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli – Peshkopi ka prani të borës, por për momentin nuk ka ngrica.

Drejtuesit e mjeteve këshillohet të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.
Reshjet vazhdojnë ende me intensitet të ulët, ndërsa gjatë natës pritet të ketë rënie të temperaturave nën zero, çka do të sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Po ashtu, pritet që pasoja të ketë edhe në bujqësi.