Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, midis tyre edhe të mitur

526
Sigal

50 shqiptarë u riatdhesuan sot me një avion të posaçëm nga aeroporti i Metzit në Francë për në Aerportin e Rinasit.

Të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, dhe midis tyre ka edhe familjarë me të mitur, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.