Rezultuan pozitivë me COVID / Mbyllen gjykatat në dy qytetet

280
Sigal

COVID-19 ka pezulluar pjesërisht punën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi kryesekretarja e këtij institucionit ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Të gjithë personat e kontaktit janë izoluar dhe do ju bëhet tamponi, ndërsa referuar situatës së krijuar Këshilli i Gjykatës vendosi pezullimin e veprimtarisë gjyqësore deri me datë 13.12.2020.

Nga ky vendim përjashtohen vetëm veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje të natyre urgjente të përcaktuara në aktin normativ të datës 25.03.2020

Gjithashtu në vendimin e Këshillit të Gjykatës thuhet se kërkesat për çështjet civile dhe penale që depozitohen nëpërmjet shërbimit postar gjatë kësaj periudhe, do të fillojnë të regjistrohen nga sekretaria gjyqësore në sistem me datë 14.12.2020 dhe do të hidhen në short në këtë datë, ndërsa orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 11 deri në 12 të çdo ditë.

Ndërkohë bëhet e ditur se menjëherë pas konstatimit të rastit me COVID-19 është bërë dezinfektimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.