Rezultuan me mikrobe, pezullohen disa subjekte pas kontrollit

495
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) që prej 13 korrikut të këtij viti po kryen inspektimin e subjekteve prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit nëpër të gjitha qarqet e vendit.Për periudhën në fjalë, degët përkatëse të ISHSH-së në qarqe, kryen inspektime në 403 subjekte prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit në të gjithë vendin. Gjatë proçesit të inspektimit u morrën 308 mostra akulli për analiza laboratorike, ku 79 prej tyre u gjetën pozitive përsa i përket ngarkesave mikrobike.
Pas riinspektimit dhe rimarrjes së mostrës në subjektet e inspektimit, u përsëritën analizat laboratorike për 79 mostrat e sipërpërmendura, dhe për 36 subjekte u morrën masat administrative vendim-mbylljeje provizore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të akullit (pezullim) dhe gjobë 500.000 lekë. Ndërkohë, ISHSH-ja bën me dije se janë ende duke u analizuar mostrat e marra në subjektet e mëdha prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit me qëllim shitjen e tij, dhe gjetjet e këtyre analizave do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Sigal