Revolta e Spaçit/ Vlahutin: E pamundur ta mendosh që një djalë dënohej se këndonte Çelentanon

753
Sigal

Duke folur gjatë një aktiviteti me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin tha se shqiptarët u persekutuan se donin Evropën dhe Spaci duhet të kthehet në institucion kujtese. Roamna Vlahutin tha se është thuajse e pamundur të mendosh se një dajlë në kohën e komunzimit mund të dënohej se këndonte këngët e Adriano Celentanos.

“Është e vështirë dhe thuajse e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale, 4 dekada më parë një djalë i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Celentanos.

Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë dhe studiues. Shqiptarët u persekutuan se donin të ishin evropianë. Ta kthejmë Spaçin në institucion kujtese. Në fakt BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN për personat e vrarë dhe këtë e kemi nisur nga Dajti. Mbetet shumë për tu bërë dhe ky përkujtim na kujton se çfarë duhet të bëjmë më shumë”- tha Vlahutin.
download