Reshjet në Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Rrezik përmbytjesh, kërkoj shpalljen e emergjencave

561
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin që drejton.
Ajo është shprehur se është përkeqësuar situata për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet.
“Në Anën e Malit janë 900 ha tokë të përmbytura dhe ka rritje të ujit në toka e rrugë deri në 30-50 cm. E njëjta situatë edhe në njësinë Dajç, situata është përkeqësuar. Nga lumenjtë ka një rritje prej 25-30 cm. Në Dajç ska furnizim me energji elektrike,” tha Ademi.
Sipas IGJEUM situata e parashikuar paraqitet e veshtirë, që do thotë se lumenjtë do kenë prurje të larta sidomos në veri dhe kjo edhe me shkrirjen e borës dhe reshjeve. Drini dhe Buna kane patur rritje të niveleve. Rritja në lumin Buna dhe në liqen do të jetë më e ndjeshme në vazhdimesi.
“Situata nuk varet vetëm nga shkarkimet në kaskadën e Drinit. Në zonën e Nën-Shkodres pritet që rreziku i përmbytjeve të jetë më i madh. Më 8 mars pritet që te jetë situata më e veshtire. I kërkoj prefektit të mbledhë komisionin e emergjencave në menyrë urgjente dhe të analizohet situata e rëndë e krijuar kjo bazuar nga situata reale nga terreni dhe jo raportime fiktive siç ka ndodhur deri tani. Kërkoj shpalljen e emergjencave për Bashkine Shkoder aty ku ka përmbytje,” është shprehur kryebashkiakja e Shkodrës.
Sigal