Reshjet – Ministria e Bujqësisë: 40% e qytetit të Lezhës nën ujë

490
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministria e Bujqësisë bëri me dije të dhënat
paraprake nga përmbytjet në zonën e Lezhës, duke theksuar se rreth 40% e
qytetit është nën ujë.

Duke theksuar se reshjet kanë qenë intensive,
Ministria thekson se rreth 40 hektarë tokë në Kolsh janë nën ujë si dhe dy
shtëpi.

Në Kurbin, janë gjithsej 30 ha nën ujë. Në fshatrat
Spiten dhe Tresh janë të përmbytura 50 ha tokë.

Në zonën e Zadrimës nuk ka probleme. Ministria
sqaron se hidrovoret janë në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Bordi i Kullimit po ndërhyn me ekskavatorë në grykat
e kanaleve kullues për të shpejtuar përcjelljen e shpejtë të ujërave.

Ministria deklaron se gjatë orëve të fundit kanë
rënë në Lezhë 72 mm shi