Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Kukës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve, inertet bien në rrugë

319
Sigal

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në segmentet problematike që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, por edhe në rrugët e Valbonës dhe Lekbibaj pati rrëshqitje masive të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Në katër akset janë dërguar makineri për të larguar inertet nga rruga.

Probleme të shumta janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.

Verilindja e vendit ka pasur shumë probleme si pasojë e reshjeve të shiut.

Intensiteti i tyre më i larte ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm e duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore.