Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në fushën e sportit 8 km larg qytetit të Gjirokastrës

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë në 72 orët e fundit kanë sjellë situatë të përkeqësuar në Luginën e Drinos.

Kjo ka bërë që të përmbytet fusha sportive Lefter Millo në fshatin Dervican të bashkisë së Dropullit, 8 km larg nga qyteti i Gjirokastrës.

NOA

Ndërkohë përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të këtij fshati janë evidentuar përmbytje në fusha duke rrezikuar tokat bujqësore dhe bizneset që operojnë në këtë zonë.