Reshjet e shiut/ Përmbyten banesat në Porodine

201
Sigal

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur më shumë së 20 banesa në fshatin Porodinë të Korçës. Mos pastrimi i kanalizimeve ka sjellë situatë të rënduar.

Banorët thonë se askush nuk ka marrë masa për kanalizimet teksa është hera e dytë që përmbyten.

Një banore tregon: “Kam tubën e banjës e më vinte tërë ujë, siç vinte gjithë dallgë më erdhi brenda. Pe andej pastaj kam kuzhinës. Pe kuzhinës pastaj në oborr.”

Zonja tregon se situata doli jashtë kontrollit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

“Ishim në sallon, i thashë burrit hap portën, se unë e dija këtë. Hap portën se do mbytemi. Për vit këtë avaz kemi pasur. Kur e vunë urën këtu, mos e vini kaq të ulët e ngrini. Ata vunë një tubë”, shton ajo më tej.

Edhe pse janë taksapagues te rregull ata nuk e marrin shërbimin e duhur ndërsa thonë se gjëja e gjallë është dëmtuar nga përmbytja.

Në fshatin Porodinë kanalizimet nuk janë bërë prej vitesh ndërsa bashkia e Korçës qëndron indiferentë ndaj kësaj situate.