Reshjet e fundit përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës

451
Reshjet e fundit kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të ketë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim. 
Prurjet e lumenjëve në basenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur mbi 250 m3/sekondë, pa llogaritur prurjet e tjera anësore. Kuota aktuale e liqenit është 284.9 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar nga prurjet.
Kuota pritet që të rritet me rreth 2 metra në ditët në vijim pasi reshjet e shiut në rajonin e Kukësit janë rikthyer pas një ndërprerje  tre ditore dhe sipas parashikimeve meteorologjike pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Për shkak të  rrezikut nga përmbytjet që sjellin reshjet në stinën e dimrit KESH ka ngritur një grup pune, i cili ka përfunduar testet e sigurisë të veprave dhe po synohet që të ruhet balanca e prurjeve për të shmangur shkarkimet.
KESH ka përmirësuar ndjeshëm treguesit financiar nëse deri tre vite më parë energjia ishte një kërcënim serioz për buxhetin e shtetit, tashmë ky rrezik nuk ekziston.
Ky është një prej viteve më të mbara energjitike pasi prodhue
Sigal