Reshjet e dendura të dëborës, mbyllet rruga e Arbrit

199
Sigal

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë rruga e Arbrit është mbyllur. Ky është vendi i autoriteteve për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Moti i keq ka bërë që Bypasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!”, thuhet në njoftim.