Reshje shiu në mesditë por temperaturat ngelen të larta

391
Sigal

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15 m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 22/34 diell shi

Kukës 20/28 diell shi

Lezhë 21/33 diell shi

Dibër 16/27 diell shi

Durrës 22/32 diell shi

Tiranë 21/34 diell shi

Elbasan 20/34 diell shi

Berat 17/30 diell shi

Vlorë 21/27 diell shi

Korcë 15/25 diell shi

Gjirokastër 18/28 diell shi

Sarandë 18/26 diell shi.