Reshje shiu në disa zona, moti për sot

305
Sigal

Moti sot parashikohet me kthjellime e zhvillime vranësirash mesatare e të dendura në zonat malore e të ulëta në mesditë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shi përgjatë maleve, ndërsa në verilindje-juglindje dhe pjesërisht në qendër, përkohësisht parashikohen shtrëngata shiu të izoluara me rrufe. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në luginën e Drinit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 19/28 re diell
Kukës 17/26 re diell shi
Lezhë 19/29 re diell
Dibër 13/24 re diell shi
Durrës 19/29 re diell
Tiranë 19/30 re diell
Elbasan 15/31 re diell
Berat 18/30 re diell shi
Vlorë 18/30 re diell shi
Korçë 12/25 re diell shi
Gjirokastër 13/30 re diell shi
Sarandë 17/29 re diell shi