Reshje shiu dhe vranësira, si do të ndryshojë moti në vijim

235
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta të cilat herë pas here pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë deri në pasdite në vendin tonë.

Mbrëmja sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të diktojnë vranësira, reshje shiu e dëbore në Kosovë gjatë gjithë ditës. Mesdita dhe pasditja sjellin edhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta, të cilat sjellin reshje shiu dhe dëbore dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës në Mv. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmsoferike.