Reshje shiu dhe breshër, parashikimi i motit për sot

439
Sigal

Mëngjesi i sotëm ka nisur me breshër në kryeqytet. Për disa minuta ka pasur reshje të dendura breshëri, që zbardhen hapësirat përreth.

Ashtu siç edhe kishin parashikuar sinoptikanët kushtet e motit kanë shënuar përkeqësim që gjatë natës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e pasdites temperaturat do të vijojnë të ulen dhe në zonat e thella do të ketë reshje dëbore.

Ja parashikimi

Deri në orët e mesditës së sotme reshjet e shiut me intensitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C