Reshje shiu dhe borë në zonat malore, moti për sot

249
Sigal

Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në zonat e ulta por dëborë në zonat malore gjatë orëve të para të ditës. Mesdita sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike, por sërisht mbrëmja ri-kthen reshjet në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu mbizotërojnë motin në të gjithë territorin e kosovës, ndërs areshje dëbore do ketë në zoonat malore e kodrinore të saj. Pasditja sjellë herë pas here dhe pauz të rreshjeve.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje shiu e dëbore dominojën kushtet atmosferike në MV gjatë paradites. Mesdita përmirëson përkohësisht motin.

Rajoni dhe Europa

Rajoni Verior i Europës vijon në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu Qëndra dhe Jugu i saj MBETEN me vranësira dhe reshje shiu. Ndersa kthjellimet mbizoterojne në Lindje të Europës.