Reshje intensive dëbore edhe në zonat e Krujës, bllokohen disa akse

26
Sigal

Reshjet e dëborës te cilat vijojnë tashmë prej afro 3 orësh në Malësinë e Krujës kanë bërë që aksi nacional Krujë-Qafshtamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë së Krujës me aksin kryesor te bllokohen nga prezenca e madhe e dëborës.

Niveli i dëborës në parkun kombëtar të Qafshtamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet.

Bora ka krijuar probleme në veri dhe juglindje të vendit, ku disa rrugë janë të bllokuara.