Reshje bore në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

290
Sigal

Reshjet e shiut do të karakterizojnë motin edhe për ditën e sotme në territorin shqiptar.

Sipas IGjEUM, sot (e martë, dt. 24) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Elbasan ato priten lokalisht mesatare.

Në Veri dhe në Lindje, në lartësitë mbi 600 m, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 /9 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Gjatë gjysmës së dytë të ditë ajo do të pësojë një dobësim gradual.