Sigal

Pasditen e së shtunës priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarkun e Shkodrës reshjet do të arrijnë lokalisht  intensive.

Sipas IGJEUM, të dielën pritet rënie e intesitetit të reshjeve në të gjithë vendin.

Në veri dhe në lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Të dielën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12 °C

në vendet e ulëta: 7 / 10 °C

në vendet malore: -1 / 4 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.