RENEA dhe FNSH në gatishmëri për protestën e nesërme, kontrolle të rrepta në të gjitha akset për të shmangur sendet e paligjshme

124
Sigal

Sa i takon protestës së ditës së enjte, nga policia bëjnë me dije se do zbatohen procedurat standarde si gjithmone, ku për mbarëvajtjen e protestës do jenë mbi 1000 forca policie të përfshira.

Bëhet fjalë për forca të zakonshme por edhe per ato speciale, Shqiponja, FNSH.

PD ka marrë leje për protestë nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Policia do të ushtrojë kontrolle të rrepëta në të gjitha akset për të sekuestruar sende të paligjshme që mund të kenë protestuesit.