RENEA dhe FNSH kontrolle në Shkodër/ Kokainë brenda ‘clubit’ të natës, shoqërohet menaxheri, një klient e tre balerinat e lokalit

707
Sigal

Mbrëmjen e djeshme FNSH-të dhe RENEA-t kanë zhvilluar kontrolle në çdo cep të Shkodrës. Gjatë kontrolleve, efektivët e policisë kanë shoqëruar menaxherin e një klubi natë.

Bëhet fjalë për menaxherin e “VIP Club”, pasi në lokal gjatë kontrolleve u gjetën disa doza kokainë të futura në qese farmaceutike.

Gjithashtu përveç menaxherit, Policia ka shoqëruar edhe një klient të lokalit dhe tre femra, të cilat punonin si balerina të lokalit.

Aksioni ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku Policia ka shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve, njëri prej të cilëve ishte kushëri i Barush Bregut, Xhemiljano Ndou. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të tretë të shoqëruar nga Polica gjatë operacionit të djeshëm.