Rëndohet bilanci i aksidentit në Fushë Krujë, shkon në 4 numri i viktimave

542
Sigal

Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujë një automjet është përplasur me një kamion ku si pasojë e përplasjes tre persona kanë humbur jetën dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 personat e pajetë.

Ndërkohë që edhe personi i 4-t i cili mbeti i plagosur rëndë duket nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra për pasojë ka humbur jetën.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe e makinës me të cilën udhëtonin katër të rinjtë.

Makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.

Viktimat janë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.