Rekord votash të pavlefshme. Rreth 78 mijë vota ‘nul’ në mbarë vendin, Tirana dyfish!

210
Sigal

Në këto zgjedhje, ka pasur një rekord votash të pavlefshme. Deri më tani janë 77 mijë e 808 vota, që janë shpallur të pavlefshme.

Rekordin për numrin e votave të pavlefshme e mban Tirana që ka numrin më të madh të votuesve, por që sërish ka thuajse dyfish vota të pavlefshme në krahasim me qarqet e tjera. Në vend të dytë për numrin e votave të pavlefshme është Fieri, me 9775 vota të pavlefshme.
Ndërkohë, qarku me më pak vota të pavlefshme është Kukësi, me 2188 vota të pavlefshme.
Berat 5273 vota të pavlefshme
Dibër 4686 vota të pavlefshme
Durrës 6709 vota të pavlefshme
Elbasan 9775 vota të pavlefshme
Fier 9349 vota të pavlefshme
Gjirokastër 2310 vota të pavlefshme
Korçë 7375 vota të pavlefshme
Kukës 2188 vota të pavlefshme
Lezhë 4925 vota të pavlefshme
Shkodër 6107 vota të pavlefshme
Tiranë 14 mijë e 381 vota të pavlefshme
Vlorë 4730 vota të pavlefshme
Ky fenomen mbetet për t’u parë në vijim, nëse ka lidhje me sistemin e votimit ku votuesit mund të kenë hasur vështirësi për shkak të kuadrateve të shumta që përmbante fleta e votimit apo si zgjedhje personale si refuzim për të mbështetur ‘ofertën’ politike që mbante fleta./Scan