Rekord turistësh të huaj për 8-mujorin, 16.4% më shumë se në 2019-n; Ikin masivisht dhe shqiptarët

110
Sigal

Shqipëria po përjeton në 2022 vitin më të mirë turistik, për sa i përket hyrjes së të huajve.

Sipas INSTAT, në tetë muajt e parë të vitit, në vend hynë rreth 5.7 milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i hyrjeve i regjistruar ndonjëherë në vend në periudhën përkatëse.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, hyrjet e shtetasve të huaj për 8-mujorin janë rritur me 29.3%. edhe në raport me 2019-n, që ishte viti më i mirë turistik deri tani, para se të ndërpritej nga pandemia, vendin e kanë vizituar 16.4% më shumë shtetas të huaj.

Vetëm në gusht, në vend hynë 1.7 milionë shtetas të huaj, me rritje më të ngadaltë prej 11.2% në raport me gushin 2021 dhe 9.8% më shumë sesa gushti 2019. Në gusht 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92,1%, krahasuar me gusht 2021.

Gjatë tetëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

INSTAT nuk i raporton prej dy muajsh të dhënat e hyrjeve të detajuara sipas shteteve, pas marrëveshjes së dy qeverive përkatëse për moskontrollin në kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Më herët, hyrjet nga Kosova përbënin rreth një të tretën e totalit.

Sipas INSTAT, rreth 95% e hyrjes së shtetasve të huaj në vend për 8 mujorin ishin për pushime ose për vizitë tek të afërmit.

Daljet e shqiptarëve u rritën me 34.7%

Ndërsa më shumë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, edhe shtetasit shqiptarë kanë “nxituar” të dalin jashtë vendit, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia.

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2022, është 3.849.395, duke u rritur 34,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2022 janë 773.884. Krahasuar me Gusht 2021, ky numër është rritur me 14,2%.

Dyfishohen lëvizjet nga ajri

Sipas INSTAT, në tetëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten:

Numri i shtetasve që kanë hyrë:

Nga pikat ajrore është rritur me 91,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Nga pikat detare është rritur me 46,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të njëviti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë:

\Nga pikat ajrore është rritur me 2,0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Nga pikat detare është rritur me 55,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rekord turistësh të huaj për 8-mujorin, 16.4% më shumë

Rekord turistësh të huaj për 8-mujorin, 16.4% më shumë