Regjistrimi në e-Albania për klasat e para, jo të gjitha shkollat e përfshira

319
Sigal

Për herë të parë regjistrimi i fëmijëve për në klasë të parë do të bëhet përmes portalit e-Albania. Në 182 shkolla ky regjistrim online nuk është i përfshirë. Nevila Rrepishti nga e-Albania, sqaron se ato institucione arsimore të cilat nuk janë të përfshira në regjistrimin elektronik, regjistrimi do të funksionojnë sipas mënyrës së vjetër, pranë sekretarive të institucioneve arsimore.

Regjistrimi në klasë të parë përmes portalit qeveritar shmang edhe zgjedhjet preferenciale të shkollës. “Për çdo aplikim dhe regjistrim në klasë të parë, institucioni arsimor sugjerohet automatikisht nga ndërlidhja me vendbanimin e aplikantit. Është e pamundur që prindërit të kërkojnë të regjistrojnë fëmijën në një shkollë preferenciale”.

Pas aplikimit, prindi pajiset më një kod përmes së cilit mund të kontrollojë në cdo moment se në çfarë faze është shqyrtimi i kërkesës së tyre. Vetëm 10 ditë para fillimit të shkollës, në Drejtorinë e shkollës duhet të depozitohet certifikata e vaksinimit të fëmijës.